Item request has been placed! ×
Item request cannot be made. ×
loading  Processing Request

Aspekte të hartës së parë të Shqipërisë me toponimastikë në gjuhën shqipe (1902)

Item request has been placed! ×
Item request cannot be made. ×
loading   Processing Request
  • معلومة اضافية
    • بيانات النشر:
      Balkan Studies Foundation, 2024.
    • الموضوع:
      2024
    • Collection:
      LCC:History of Balkan Peninsula
      LCC:Social Sciences
    • نبذة مختصرة :
      Përgjatë shekujve hartografë, historianë dhe institucione nga vende të ndryshme evropiane dhe të botës kanë botuar shumë harta dhe atlase, ku tregohet përhapja gjeografike e shqiptarëve dhe e Shqipërisë në hapësirë. Ndonëse këto harta janë një pasuri e madhe me vlerë hartografike e sidomos historike, të cilat faktojnë etninë e lashtë autoktone të shqiptarëve në Ballkan, asnjëra syresh nuk ishte në gjuhën shqipe, por në gjuhën e hartografëve të huaj që i përpunuan. Botimi i hartës së parë të trevave shqiptare me toponimastikë në gjuhën shqipe më 1902 shënon një moment të madh historik pasi me të themelohet hartografia shqiptare. Ky punim merr në shqyrtim rëndësinë historike, gjeografike, gjuhësore dhe kulturore të kësaj arritjeje të padytë. Harta qe fryt i një bashkëpunimi të begatë gjatë Rilindjes Kombëtare Shqiptare midis spanjollit Don Juan Pedro de Aladro Kastrioti, i mbiquajtur nga shqiptarët Gjin Aladro Kastrioti dhe Faik bej Konicës, themeluesit edhe redaktorit të revistës rilindëse "Albania". Punimi merr për herë të parë në analizë veçoritë hartografike dhe gjeografike të hartës së parë me toponimastikë në shqip të vitit 1902. Mes shumë të dhënave përshkrimore të kësaj vepre hartografike shquhet shtrirja e trungut etnik shqiptar në Ballkanin Perëndimor gjatë fillimviteve 1900. Për më tepër, ky punim do të përshkruajë edhe ndihmesën e pashlyeshme që dha një nga gjeografët më të shquar botërorë të asaj kohe, Élisée Reclus, në drejtimin e grupit të punës që u mor me ndërtimin e hartës së parë të Shqipërisë me toponimastikë në gjuhën shqipe.
    • File Description:
      electronic resource
    • ISSN:
      2671-3675
      2671-3659
    • Relation:
      https://balkanjournal.org/jbs/article/view/63; https://doaj.org/toc/2671-3675; https://doaj.org/toc/2671-3659
    • الرقم المعرف:
      10.51331/A045
    • الرقم المعرف:
      edsdoj.67994aca587f4f7584ce915a31cf7285