نبذة مختصرة : Kjo ese propozon një analizë mbi politikat, praktikat dhe diskursin etatik në lidhje me romët në Shqipëri gjatë viteve të socializmit, duke eksploruar nocionin edispozitivittë formuluar nga Michel Foucault (1977). Një numër i caktuar instrumentesh në formë qarkoreje, masash, rregullash dhe strategjish u promovuan nga shteti autoritar për t’iu përgjigjur një problemi shoqëror që, sipas diskursit zyrtar të asaj kohe, vinte nga komuniteti rom. Këta elementë përbëjnë atë që unë do ta quaj “dispozitivi rom”. Nëpërmjet një studimi etnografik në terren dhe në Arkivin Qendror të Shtetit, ky punim analizon këtë dispozitiv shtetëror, që synon disiplinimin dhe normalizimin e shoqërisë, dhe të romëve në veçanti. Më konkretisht, kjo ese propozon një analizë të instrumenteve shtetërorë të menaxhimit të popullsisë si teknika të pushtetit, si dhe efektet e këtij procesi, duke u fokusuar tek popullsia rome.
No Comments.