نبذة مختصرة : Mësimi si proces edukativo-arsimor planifikohet dhe organizohet për nxënësit. Gjatë planifikimit të mësimit, mësimdhënësi bazohet në njohuritë e nxënësve mesatarë, duke mos lënë anash edhe nxënësit e zgjuar dhe talentet e as nxënësit të cilët për shkaqe të ndryshme mbesin mbrapa në mësime. Edhe për këto kategori të nxënësve mësimdhënësi planifikon dhe organizon forma të përshtatshme të mësimdhënies, si: punë shtesë për nxënësit e zgjuar dhe talentet dhe punë plotësuese për nxënësit të cilët mbesin mbrapa në mësime. Mësimi plotësues organizohet për nxënësit, të cilët për arsye të ndryshme mbesin mbrapa në mësime. Kjo formë e organizimit të mësimit ka rëndësi të madhe si për nxënësit që përfshihen, ashtu edhe për mësimdhënësit, ngase mundëson që pas një periudhe të caktuar kohore nxënësit të plotësojnë njohuritë dhe të ecin me mësime paralelisht me nxënësit e tjerë. Me anë të këtij hulumtimi paraqesim gjendjen e planifikimit dhe realizimit të mësimit plotësues për nxënësit e shkollës fillore në Kosovë. Hulumtimi është realizuar me anë të pyetësorëve të përgatitur për mësimdhënës dhe nxënës të shkollës fillore.
No Comments.