نبذة مختصرة : Monografia e Dr. Ledia Dushkut “Kur historia ndau dy popuj fqinj. Shqipëria dhe Greqia (1912-1914)”, ndonëse trajton një periudhë e tematikë jo pak të njohur e trajtuar nga historiografia deri më sot, na vjen si një befasi e këndshme me plot risi, detaje, argumente, analiza logjike e elegancë në paraqitje. Studiuesja Ledia Dushku ka guxuar dhe ja ka dalë me sukses të na ofrojë një monografi me parametra cilësore, e cila është sprova, që e fut në radhën e historianëve të formuar, skrupulozë e me kërkesa ndaj vetes. Natyrisht monografia është edhe ndër arritjet e Institutit të Historisë, që erdhi në kohën e duhur duke kompletuar kolanën e botimeve që Instituti kishte programuar të botonte në kuadër të 100- vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
No Comments.